Të gjithë e mbajmë mend fatkeqin Karius. Mund të themi se gjermani i ka një Champions League borxh Liverpulit. Reali i Madridit përfitoi nga gafat e tij fatale për të dalë për herë të 13-të kampionë të Evropës. Kjo ndeshje vulosi edhe largimin direkt nga “Anfield Road” të Karius e më pas firmosjen me Alison Beker.
25-vjeçari u dha në huazim te Beshiktash për dy vite. Në Turqi pati një fillim të vështirë e më pas arriti një formë mjaft të mirë. Gjithsesi, presidenti i skuadrës nga Stambolli nuk është i sigurt nëse është vëndimi i duhur mbajtja edhe një vit e gardianit gjerman.
Pas kësaj në skenë ka dalë një nga skuadrat e mëdha të Serie A, pikërisht Roma. Mediet italiane raportojnë se klubi kryeqytetas interesohet për Loris Karius. Olsen nuk ka shfaqur shumë siguri dhe një afrim i një tjetër portieri shihet si mundësi serioze. Forma e Karius në ndeshjet e fundit e bind Romën.