Filipe Kutinjo nuk ka kaluar një sezon të mirë te Barcelona, pavarësisht se katalanasit e mbyllën sezonin me titullin e La Ligës të siguruar për të dytin vit radhazi. Megjithatë, 26-vjeçari po kalon një moment te mirë në grumbullimin e përfaqësueses së Brazilit.
Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga filimi i turneut “Copa America”, mbrojtësi Tiago Silva ka folur për rëndësinë që Kutinjo ka për pesë herë kampionët e Botës.
“Loja në grup vjen gjithmonë e para. Kutinjo ka kaluar një sezon të vështirë te Barcelona. Tifozët presin shumë prej tij dhe në jo pak raste e kanë vërshëllyer, por këtu në kombëtare e Brazilit është ndryshe. Kutinjo është më shembull për ne, sidomos kur mungon Nejmar”.
“Në dy ndeshjet miqësore që bëmë Kutinjo ka qenë lojtari më i mirë. Në sulm ka bërë mirë me gola dhe asiste, por na ka ndihmuar dhe ne fazën mbrojtëse. Po shikoj që ka gjetur sërish lumturinë në fushë”.
“Kemi shumë nevojë për të, sidomos tani që s’do ta kemi Nejmarin për turneun e ardhshëm”, tha Silva.