Plani i Rejës në debutim, dy sulmues dhe shumë… mbrojtës

Edi Reja është gati të debutojë në krye të Shqipërisë. Tekniku italian do të drejtojë kuqezinjtë sot në ndeshjen me Islandën, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020. Në dy ndeshjet e para kombëtarja jonë ka marrë tre pikë, falë fitores me Andorrën.

Sot është me shumë rëndësi që kuqezinjtë të mos mposhten. Reja ka bërë gati kurthin, teksa në fushë do të zbresë një formacion me 5 mbrojtës. Edhe pse thuhet që do të luajmë me modulin 3-5-2, dy anësorët janë Aliji dhe Hysaj, mbrojtës tipikë.

Për të mbetur te formacioni, Berisha do të mbrojë katërkëndëshin, kurse në qendër të mbrojtjes risia është Dermaku. Krah tij do të aktivizohen Ismajli dhe Veseli. Në mesfushë “truri” do të jetë Migjen Basha, kurse krah tij priten Taulant Xhaka dhe Ergys Kaçe.

Në sulm do të kemi një dyshë të gjatë, Balaj-Cikalleshi. Një zgjedhje e bërë edhe për aspektin mbrojtës, pasi të dy këta lojtarë në goditjet standarde do të duhet të ndihmojnë skuadrën me shtatlartësinë e tyre.

EUROPEAN QUALIFIERS 2020– GRUPI H

E shtunë, më 8 qershor 2019, ora 15:00
Stadiumi “Laugardalsvollur”, Rejkjavik

SHQIPËRIA: Berisha – Ismajli, Dermaku, Veseli – Hysaj, Xhaka, Basha, Kaçe, Aliji – Balaj, Cikalleshi. Trajner: Edi Reja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *