Federiko Kieza është një nga emrat më të kërkuar në merkato. Fiorentina nuk heq dorë nga kërkesa prej 70 milionë eurosh për kartonin e 21-vjeçarit, ndërsa parashikohet një “derbi” mes Juventusit dhe Interit për shërbimet e tij.
Vetë lojtari ofensiv e ka kaluar me një batutë pyetjen rreth së ardhmes së tij. Kieza gjendet i grumbulluar me kombëtaren italiane dhe në konferencën për shtyp është përgjigjur në këtë mënyrë rreth së ardhmes së tij.
“Më gëzon interesimi klubeve të tjera, por tani jam në kombëtare. Jam në dispozicion të trajnerit Mançini dhe mendoj vetëm për Italinë. Kam vendosur telefonin në opsionin aeroplan”, thekson me buzëqeshje Federiko Kieza.