Vlerësimi i radhës, Bakaj pjesë e më të mirëve në Bjellorusi

Elis Bakaj shënoi të premten një prej golave në fitoren 3-1 të Shaktjor Soligorsk përballë Dniapros në shtëpi. 31-vjeçari ktheu në gol një penallti në minutën e 62-të, duke vulosur triumfin e ekipit të tij.

Ky trepikësh e ngjiti Shaktjorin në vendin e tretë me 24, po aq sa Bate Borisov e vendit të dytë dhe dy pikë më pak se Bresti kryesues. Ky ishte goli i katërt në kampionat për Bakajn, paraqitje pozitive e të cilit është vlerësuar.

Sulmuesi kryeqytetas është zgjedhur pjesë e formacionit të javës në kampionatin bjellorus, diçka që konfirmon formën shumë të mirë që po kalon.

 

View this post on Instagram

 

??????? ????? #???2019 10 ???. #???????????????????????2019 #??????????????

A post shared by ??????????? – ???????? ???? (@bvliga) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *