De Ligt: Ja pse nuk po nxitohem, ju tregoj problemin më të madh

Matijs De Ligt nuk ka vendosur ende për të ardhmen. Gjysma e Europës janë gati t’i ofrojnë një kontratë, por 19-vjeçari kërkon edhe pak kohë.

Ofertat janë të shumta, diçka që qendra e mbrojtjes e sheh si një sfidë. Barcelona, Juventus, Bajern Mynih dhe Mançester Junajtid janë kandidatët kryesorë për të siguruar shërbimet e tij, por zgjedhja i takon ati.

Në një prononcim për “RTL4”, kapiteni i “Harkëtarëve” tregohet i sinqertë dhe komenton vështirësitë që do të hasë kur të transferohet nga Holanda.

Jam shumë i emocionuar për atë që mund të ndodhë në të ardhmen e afërt. Në të njëjtën kohë përpiqem të ruaj qetësinë. Ofertat e shumta i shoh si sfida dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Kam shumë opsione dhe sinqerisht dua të zgjedh më të mirën për mua. Jeta jashtë mund të jetë e vështirë, por jam një djalë normal holandez, aspak ndryshe nga të tjerët. Lëvizja jashtë shtetit mund të jetë më intensive për mua”, përfundon kapiteni i Ajaksit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *