Sulmuesi i Kukësit, Valdet Rama, ishte një nga lojtarët më të mirë në fushën e lojës në takimin kundër Tiranës. Pas mbarimit të ndeshjes, Rama foli për emsionin Gol pas Goli në Supersport, ku u shpreh:
EMOCIONET – “Së pari jam i lumtur që fituam Kupën. Për kombëtaren s’kam çfarë them më shumë. Jam një lojtar që dua të marr maksimumin çdo herë, sa herë që kam luajtur për Shqipërinë të gjithë e dinë se kam dhënë maksimumin në çdo ndeshje”.
PROBLEMI – “Në mëngjes pata disa probleme muskulore. M’u rikthyen pak gjatë ndeshjes, por më pas fillova të ndihesha mirë. Pjesën e dytë e filluam pak keq, na ka ndodhur shpesh kjo gjë gjatë sezonit, duhet të nxjerrim mësime nga gjëra të tilla”.
E ARDHMJA – “Për momentin s’kam folur me askënd. Për mua ishte e rëndësishme që shkoja diku ku mund të luaja. Më pas të shikojmë se ç’do të bëjmë”.
SUPERIORJA – “Shqipëria ka lojtarë të mirë e të talentuar. Kampionati po përmirësohet vit pas viti. Kam ardhur në një skuadër që më ka pritur shumë mirë dhe jam shumë i lumtur për këtë zgjedhje”.