Kampionati mbaroi dhe në Shqipëri shumica e lojtarëve nga nesër dalin lojtarë të lirë. Një nga emrat e lakuar në media është sulmuesi Majkëll Ngo, i cili ende nuk ka rinovuar me Tiranën. Shpesh emri i tij është lidhur me Partizanin, rivalët e përjetshëm të 24 herë kampionëve të vendit.
Ditën e djeshme në stadiumin “Selman Stërmasi” ka qenë i pranishëm edhe menaxheri Mario Cenolli, i cili edhe përfaqëson të drejtat e Ngo. Së bashku me sulmuesin ai ka darkuar në një nga restorantet e kryeqytetit.
Ajo që ka intriguar më së shumti ka qenë prania e Gerald Burbës, juristit të Partizanit. Ata janë miq, por në periudhë merkatoje mjafton një foto e tillë për t’i trazuar gjërat. Cenolli në komente merr një paralajmërim nga Edon Hasani, ndërkohë që edhe Ngo i qetëson të gjithë: “Bardh&Blu vëlla”.