“Bomba” nga Italia, ylli i Romës akord me Interin

Një lajm i bujshëm vjen nga Italia. “Sky Sport” raporton se Interi ka arritur akordin personal me Edin Xhekon. Boshnjaku nuk dëshiron më të vazhdojë në Romë dhe Interi pritet të jetë destinacioni i radhës. Akoma nuk është biseduar me Romën për transferimin e bomberit. Klubi roman dëshiron të vazhdojë me lojtarin dhe nuk pritet ta lërë të largohet lehtë. Negociatat pritet marrin shumë kohë.

Ky afrim i hap automatikisht derën, largimit të Ikardit. Argjentinasi prej kohësh i ka prishur marrëdhëniet me drejtuesit e klubit. Heqja e shiritit të kapitenit ishte kulmi i zënkës, ku lojtari nuk u stërvit me ekipin për gati një muaj. Deklaratat e shumta “çoroditëse” të bëra nga menaxherja dhe gruaja e tij, Uanda Nara janë tjetër shtysë për të mbyllur bashkëpunimin. Juventus është destinacioni më i mundshëm për të.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *