Portieri dhe kapiteni i Laçit, Gentian Selmani, ka folur para ndeshjes kundër Tiranës për RTSH Sport, ku tha me bindje të plotë se nuk do të ketë tolerime përballë bardhebluve, pavarësisht se këta të fundit janë në një situatë shumë të vështirë. Në fjalën e tij, gardiani i portës kurbinase, tha:
“Ndeshjet e fundit, kanë qenë të gjitha shumë të luftuara, pasi ndahen dhe objektivat e skuadrave, Europa, mbijetesa. Tirana do të jetë shumëe motivuar, por dhe ne do të japim maksimumin për të fituar ndeshjen”.
“Do të mundohemi të përmirësojmë gabimet që kemi pasur ndeshjet e fundit dhe të japim maksimumin përballë Tiranës. Ata janë një ekip me traditë në kampionatin shqiptar, kanë shumë trofe. Por futbolli ka treguar që ekipi që jep me shumë në fushë, ecën përpara”.
“Ne kemi objektivat tona. Do të më vinte keq për Tiranën, por ne nuk tolerojmë. Kemi një ndeshje në Durrës pastaj, sfidë që përcakton shumë për fatet e sezonit. Por të jemi me këmbë në tokë, të kalojmë Tiranën dhe pastaj do të shohim”, u shpreh Selmani.