Ronaldo fenomeni duket se e ka marrë shumë seriozisht punën e tij si president i Vajadolid dhe sezoni i tij i parë ishte shumë pozitiv. Vajadolid arriti të mbijetonte në La Liga, me tifozët, stafin dhe lojtarët që u çmendën në festë.
Tashmë nuk ka kohë, pasi sezoni i ri është në prag dhe përgatitjet kanë nisur… të paktën për Ronaldon. Braziliani duket se po punon në fshehtësi për një goditje të bujshme për emrin që ka Vajadolidi.
Vinisius Zhunior është objektivi kryesor i merkatos. Normalisht që fuqia ekonomike e Vajadolid nuk mund ta blejë talentin brazilian, por Ronaldo do të tentojë të bindë Realin dhe lojtarin që të huazohet për një sezon te Vajadolid.
Marrëdhënia e 18-vjeçarit me Ronaldon është mjaft e mirë, pasi ishte ky i fundit që e ndihmoi për një kalim në Spanjë. Ardhja e Zidan në stol, do t’i pakësojë minutat për Vinisius dhe Reali ndoshta do ta rimendojë çështjen e huazimit. Ronaldo mund të bëjë një goditje të madhe…