Gjobë për Kukësin dhe ndeshje në tavolinë, vendos Disiplina

Komisioni i Disiplinës është mbledhur sot dhe ka vendosur për parregullsitë shfaqura në ndeshjet e fundjavës. E pëson Kukësi, që priste Skënderbeun në Kamzë dhe nuk kishte marrë të gjitha masat organizative. Si zakonisht dënime te moshat, ku shumë ndeshje vendosen në tavolinë për shkak se nuk paraqiten ekipet në transferta.

VENDIMET E DISIPLINËS
1. FK “Kukësi”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive, në bazë të Neni 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) Lek.

2. KF “Elbasani”, në bazë Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të shkeljeve disiplinore do të jenë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloreve të tjera të FSHF.

3. Lojtari i KF “Naftëtari”, Kadrijan Koxhaj, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. Zyrtari i KF “Naftëtari”, Albert Bani, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5. KF “Shkendija B.T” U-19, për mos paraqitje në ndeshje kundër “Burreli” U-19, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.

6. Lojtari i KS “Kastrioti” U-19, Blendi Tabaku, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7. Lojtari i KS “Kastrioti” U-19, Haxhi Shullazi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8. Lojtari i KF “Spartaku” U-19, Insan Murati, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9. KF “Shkodra” U-19, për mos paraqitje në ndeshje kundër “Term FC” U-19, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.

10. Lojtari i KF “Besa” U-19, Ardian Shaljani, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy)ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11. KF “Korabi” U-17, për mos paraqitje në ndeshje kundër “KF Beselidhja” U-17, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.

12. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF “Iliria” U-19, Dashamir Cangu, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera të FSHF.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *