“Ndihem mirë dhe nuk e mendoj largimin, me Barçën fitoj tjetër Champions”

Ivan Rakitiç është një ndër emrat që është përfolur për një largim të mundshëm nga Barcelona. Spekulime të shumta në lidhje me një kalim të kroatit te Mançester Junajtid apo Interi, por së fundmi ka folur vetë mesfushori, i cili duket se ka sqaruar gjithçka.

Vetë Rakitiç ka qartësuar të ardhmen e tij, duke deklaruar se ndihet shumë i lumtur te Barcelona dhe se synimi i tij është të fitojë një tjetër Champions me fanellën blaugrana. Gjithashtu, 31-vjeçari shtoi se gjëja më e rëndësishme për të është familja dhe ata ndihen të lumtur në Katalonjë.

“Dua të fitoj një tjetër Champions me Barcelonën. Kam edhe tri vite në kontratë dhe ky është vendi dhe klubi, ku dua të qëndroj. Ndihem shumë mirë dhe mbi të gjitha familja ime ndihet shumë e lumtur.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online