Aurelio De Laurentis nuk mund të qëndrojë më shumë se një javë pa ngacmuar rivalët e Juventusit. Në një ndër intervistat e tij thuajse të përjavshme me “Radio Kiss Kiss”, numri një i ekipit napolitan dha disa deklarata që me sigurisht do të sjellin polemika në Itali.
“Tifozët tanë duam që ta mundim Juventusin, por ata ndihmohen përherë pasi janë padronët e Italisë. Të marrësh një kilogram me makarona dhe të gatuash vetëm 400 gramë spageti është diçka e pakuptimtë. Ne jemi të aftë të bëjmë mirë me shumë pak në dispozicion. Renditemi të dytët me 13 pikë diferencë me Interin, është sikur të jemi një Juventus i dytë”.
“Nuk mund të ketë krahasohemi, kemi resurse krejtësisht të ndryshme. Ata mund të arkëtojnë 5 milionë euro nëse shesin 35 mijë bileta, ndërsa ne arkëtojmë 2 milionë euro kur shesim 40 mijë bileta. E dyta, tifozët kërkojnë që unë të futem në borxhe për të marrë Mesin ose Ikardin, por nuk funksionon kështu. Napoli nuk gëzon një reputacion të mirë, nuk është e lehtë të bindësh lojtarët dhe familjet e tyre që vijnë këtu”, përfundoi De Laurentis.