Erik Ten Hag mahniti të gjithë Europën me Ajaksin e tij këtë sezon, me trajnerin holandez që është kthyer në objektiv real për Bajernin e Mynihut.
Shumë zëra spekulonin se gjithçka ishte mbyllur dhe se Ten Hag do të merrte drejtimin e Bajernit në fundin e sezonit, por gazetari i Bild, Kristian Falk, sqaron gjithçka.
“Erik Ten Hag nuk do të largohet nga Ajaksi këtë verë për t’u bashkuar me Bajernin. Ai do të qëndrojë edhe këtë sezon në Holandë.”
Our story today: Erik ten Hag will not leave @AFCAjax in summer to join @FCBayern. The coach will stay for the next saison @SPORTBILD
— Christian Falk (@cfbayern) May 15, 2019
Kristian Falk është gazetar i prestigjiozes Bild dhe mbulon ekipin e Bajernit, ku merr informata të brendshme nga klubi.