Ole Gunar Solskjaer ka folur për Sky Sport pas humbjes turpëruese në “Old Trafford” 2-0 ndaj Kardifit, ku i ka thënë gjërat hapur. Junajtid e mbylli sezonin në Premier League në vendin e gjashtë dhe kjo gjë nuk i pëlqen aspak trajnerit norvegjez:
“Është e qartë, ky sezon është për t’u harruar! Jemi në vend të gjashtë, diçka e papranueshme për një klub si Mançester Junajtid. Humbën 2-0 përballë Kardifit dhe tifozët qëndruan deri në fund për të na përshëndetur. Kjo gjë tregon shumë për këtë klub të madh.
Fajtorë mund të konsiderohen disa lojtarë, të cilët kanë bërë një sezon për t’u harruar. 7 ose 8 afrime nuk janë aspak të ekzagjëruara, pasi e thashë që vendi i gjashtë nuk i takon Junajtid. E nisim sezonin në korrik në kualifikueset e Europa League, deri atëherë do t’i kemi rregulluar të gjitha gjërat”, u shpreh mes të tjerash trajneri i Mançester Junajtid.