Premio dhe vetëbesim, Skënderbeu dhe Shehi gati për Kukësin

Skënderbeu luan të nesërmen në Korçë një 90-minutësh përcaktues për fatin e sezonit. Skuadra e trajnerit Orges Shehit do të vihet përballë Kukësit në takimin e dytë të gjysmëfinales së Kupë së Shqipërisë.

Në daljen për shtyp që i paraprin kësaj ndeshje, tekniku durrsak foli mbi gjendjen e skuadrës dhe pranoi se presidenti Takaj  ka ofruar premio për trofeun e Kupës.

“Vetëbesim kemi. Kemi përballë një skuadër që ka kualitet dhe është pretendente ashtu si neve. Do bëjmë gjithçka për të shkuar në finale”.

“Duhet përqendrim, nuk mund të kalojmë në aventurë pasi është një takim kupe që ka specifikat e veta. Po bëjmë ç’është e mundur të hedhim në fushë lojtarët më të mirë. I gjithë grupi është i plotë”.

“Për objektivat madhorë premiot nuk kanë munguar. Është një vlerësim për trofeun, pasi të çon në Europë. Presidenti kështu na ka lajmëruar se është premio vlen për Kupat e Europës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *