Mançester Junajtid i dha fund luftës për një vend në Champions League me barazimin e sotëm ndaj Hadërsfilldit të vendit të fundit.
Trajneri i “Djajve të Kuq”, Ole Gunar Solskjaer, tha para gazetarëve se disa nga lojtarët e skuadrës së tij mund të ketë luajtur ndeshjen e fundit me të si trajner, fjali kjo që paralajmëron një revolucion në merkaton e verës.
“Nuk dua të flas për individë, por ka shumë mundësi që kjo është hera e fundit që do të shikoni disa lojtarë të caktuar me fanellën e Mançester Junajtid”
“Jemi këtu jo pa arsye. Nuk kemi qenë aq të mirë sa për tu renditur në zonën e Champions-it. Europa League është vendi që na takon. Gjithsesi sot prisja të luanim më mirë. S’kishim përqendrim dhe besim. U çudita me mënyrën si luajti skuadra, në vend që luanim thjeshtë provonim gjërat më të vështira”, tha norvegjezi.