Mohamed Salah është detyruar të lërë fushën e lojës në ndeshjen ndaj Njukasëllit pas një dëmtimi të pësuar në kokë pas një përplasje me portierin e vendasve Martin Dubravka.
Impakti ishte aq trullosës saqë për të nxjerrë egjiptiani nga fusha u desh përdorimi i barelës. Publiku i pranishëm në “St James Park”, duartrokiti lojtarin gjatë momentit të daljes.