Bajerni ka reaguar pas barazimit në ndeshjen e fundit. Ekipi bavarez mposhti Hanoverin e vendit të fundit në shtëpi, në një ndeshje jo dhe aq të thjeshtë. 3-1 fituan djemtë e Kovaç.
Robert Levandovski zhbllokoi ndeshjen në minutën e 27-të. Polaku shfrytëzoi një krosim të Kimish dhe goditi saktë me kokë, duke gjetur golin e 22 në kampionat. Vendasit nuk u ndalën dhe dyfishuan 5 minuta përpara fundit të pjesës së parë.
Gorecka lëshoi një goditje të bukur nga jashtë zonës dhe topi përfundoi në rrjetë. Miqtë reaguan dhe arritën të shkurtonin rezultatin në pjesën e dytë.
Braziliani i ardhur nga stoli, Xhonatas u tregua i saktë nga pika e penalltisë, ndërsa pas katër minutash u ndëshkua dy herë me të kuqe, duke lënë Hanoverin me një lojtar më pak.
Bajerni gjeti sërish golin me Frenk Riberi. Francezi veproi bukur në krahun e majtë në minutën e 84-ët dhe vulosi fitoren e ekipit të tij me golin e shënuar. Ky trepikësh e ngjit Bajernin në kuotën e 74 pikëve, 5 më shumë se Dortmundi që luan pas një ore në transfertë kundër Verder Bremen.
Glückwunsch zu 7?0?0? Pflichtspielen, @ArjenRobben??#Robben #MiaSanMia pic.twitter.com/vlhsIRE9qs
— FC Bayern München (@FCBayern) May 4, 2019
Stadiumi shpërtheu në ovacione në minutën e 86-të. Arjen Roben u rikthye dhe zhvilloi ndeshjen e 700-të me bluzën e Bajernit, pavarësisht se pati vetëm pak minuta në dispozicion.
Në ndeshjet e tjera pati fitore vendasish dhe një barazim. Volfsburgu dhe Herta e Berlinit nuk gabuan në shtëpi, ndërsa dueli Gladbah-Hofenhajm përfundoi në një barazim spektakolar 2-2.
Gladbah-Hofenhajm 2-2
(Ginter 73’, Dërmiç / Kaderabek 33’, Amiri 79’)
Bajern Mynih-Hanover 3-1
(Levandovski 27’, Gorecka 40’, Riberi 84’ / Xhonatas (pen) 51‘)
Herta Berlin-Shtutgart 3-1
(Ibisheviç 40’, Duda 45+1’, Kalu 67’ / Gomez 70’)
Volfsburg-Nurnberg 2-0
(Klaus 38’, Tiserand 78’)