Daja: U shpërbëmë, vetëm diçka na shqetëson

0

Ilir Daja, trajneri i Flamurtarit, tha në emisionin Gol pas Goli në Supersport: “E nisëm mirë ndeshjen, patëm mundësinë të shënonim të parët. Veliu me temperaturë, Kale me probleme me kaviljen, shto edhe dëmtimin e Sukajt, sjell shumë probleme për ne. Nuk i heqim meritat kundërshtarit, pasi fituan pastër. Mund të barazonim, por pësuam edhe të dytin. Më pas u shpërbëmë totalisht”.

“Barazimet e kundërshtarëve na qetësojnë pak, në thonjëza. Gjithsesi duhet shohim mundësitë tona për fitore. Çdo javë po vështirësohet, por ne luftojmë fort deri në fund e të bëjmë atë që kemi bërë deri më sot”.

“Hapësirat për kundërshtarin? Strategjia në fillim na shkoi mirë. Natyrshëm, me problemet tona në aspektin teknik, pak mundësi ke të gjesh brenda lojës ndonjë modul. Lojtarët që hyjnë janë pa eksperiencë, edhe pse kanë të ardhme. Mund të bëhej më mirë. Në situatat një kundër një më shqetësoi fakti që merrnin topa pas shpine. Vonoheshim dhe kundërshtari merrte topin në kontroll”, përfundoi Daja.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.