VIDEO: Baraspeshë në Gjermani, në Londër ka spektakël

Sot do të luhen dy gjysmëfinalet e para të “Europa League” dhe në katër ekipet pjesëmarrëse, dy skuadra janë londineze. E pikërish dy klubet angleze, Çelsi dhe Arsenali, janë favoritet për të kaluar në finale dhe për të ngritur trofeun e “Europa League”, por më parë duhet të kalojnë Ajntrahtin e Frankfurtit dhe Valencian respektivisht.

Në londër, Arsenali pret në “Emirates Stadium” spanjollët e Valencias, ku trajneri Unai Emeri do të përballet me të shkuarën e tij. Ndërsa Çelsi, udhëton drejt Gjermanisë, aty ku e pret Ajntrahti surprizues.

Europa League, gjysmëfinale

Arsenal – Valencia  2-1
Lakazet 18′ 26′ / Diakhabi 11′

26′ – Lakazet shënon sërish për Arsenalin, duke përmbysur i vetëm shifrat. Në formë të shkëlqyer sulmuesi francez

18’ – Nuk ka vonuar goli i barazimit nga Arsenali dhe vetëm 7 minuta pasi pësuan, Lakazet rikthen baraspeshën

11’ – Valencia kalon e para në avantazh dhe ky mund të jetë një gol shumë i rëndësishëm për miqtë. Dikhabi kalon spanjollët në epërsi me një gjuajtje me kokë.

 

Ajntraht – Çelsi  1-1
Jovic 22′ / Pedro 45′

45’ – Çelsi ka barazuar takimi në limitet e pjesës së parë, me anë të spanjollit Pedro, i cili i përgjigjet rrjetës së Joviç.

22’ – Ajntrahti ndëshkon Çelsin, shënon i zakonshmi Joviç. Sulmuesi serb kalon në epërsi skuadrën gjermane, që e ka nisur më mirë takimin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *