Fati i keq e përndjek, lojtari i Milanit në paterica

Problemet te Milani nuk kanë fund. Kuqezinjtë po kalojnë një moment jo të mirë në aspektin e rezultateve, ndërkohë që së fundmi ka pasur edhe probleme disiplinore. Trajneri Xhenaro Gatuzo dënoi gjithë ekipin për shkak se Timoeu Bakajoko shkoi me vonesë në seancën stërvitore.

Dita e sotme ka sjellë një tjetër të papritur dhe kemi të bëjmë me një dënim. Mbrojtësi Matia Kaldara, i marrë nga Juventusi sajë marrëveshjes për rikthimin e Leonardo Bonuçit në Torino, ka pësuar sërish një dëmtim dhe shqetëson kuqezinjtë.

Sky Sport raporton se Kaldara ka dalë me paterica nga stërvitja dhe tashmë pritet të kryejë kontrollet mjekësore për të mësuar shkallën e dëmtimit. Mbrojtësi kishte pak kohë që ishte rikthyer nga një dëmtim në ligamentin e gjurit dhe shpresohet që mos të ketë sërish diçka të rëndë për lojtarin i cili shpërtheu tek Atalanta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online