Fitorja dhe loja e bërë ndaj Flamurtarit ka ngritur moralin te skuadra e Skënderbeut. Mbrojtësi Kristi Vangjeli në një lidhje direkte me emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport” foli mbi sezonin e tanishëm të skuadrës korçare.
NDESHJA – “Ne lojtarët tregojmë vlerat tona. Skënderbeu ka pasur vështirësi gjatë këtij kampionati, por shpresoj që në këtë finish të arrijmë objektivat tona. Sa më shumë kalojnë javët, aq më shumë vështirësohen objektivat tona. Duhet të jemi të gjithë bashkë dhe të arrijmë Kupat e Europës”.
SKEMA – “Nuk besoj se ka lidhje skema, është më tepër ajo që jep çdo lojtar në fushë, duke dhënë më të mirën. Kjo është gjëja kryesore për mua. Dua përpara një lojtar më agresiv dhe unë e mbështes edhe më mirë. Të gjithë janë të rëndësishëm, me të gjithë luaj mirë. Kryesorja është të jemi kompaktë dhe të luftojmë për çdo pikë”.
RENDITJA – “Më vjen keq që nuk jemi të parët në renditje. Klubi ka pasur shumë ndryshime të mëdha dhe nëse më pyesni mua, shikoj vendin e tretë”.
AGRESIVITETI – “Në ndeshje, duhet të jesh agresiv, të japësh maksimumin dhe të mposhtësh çdo kundërshtar që del përpara. Vetëm kështu, skuadra mund të ecë përpara”.