Çfarë shifrash për Hazard, Perez ia plotëson ëndrrën me… miliona!

Eden Hazard pritet të jetë një nga përforcimet e para të Realit të Madridit në merkaton e verës. Belgu nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e tij për të luajtur në Madrid, madje e ka përsëritur disa herë diçka të tillë.

Kontrata me Çelsin i përfundon në verën e vitit 2020. Rinovimi nuk ka shanse të ndodhë dhe drejtuesit e klubit anglez janë të detyruar që ta shesin “yllin” e tyre, për të mos e humbur me parametra zero.

Sipas raportimeve të “The Sun”, Çelsi do e lejë të lirë fantazistin për shumën e 100 milionë sterlinave (rreth 116 milionë euro). 28-vjeçarin e pret një kontratë faranike. Presidenti Perez është gati t’i ofrojë 400 mijë sterlina në javë, ose ndryshe 24 milionë sterlina në vit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *