PSG është shpallur zyrtarisht fitues i titullit kampionë të “Ligue 1”. Skuadra parisiene mbyll matematikisht garën për titull falë barazimit pa gola që ndjekësit e Lilës bën në ndeshjen e sotme ndaj Tuluzës. Skuadra e Tomas Tuhel pret sot në mbrëmje Monakon për të filluar festën sëbashku me tifozët e saj në “Parc des Princes”.
Ky është titulli i tetë në historinë e klubit parisien që barazohet me trofe me Nantën dhe Monakon, ndërsa mbetet një titull larg Marsejës dhe dy tituj larg rekordmbajtësve të Sent-Etien.
PSG-së u kthye në një “diktator” të vërtetë në Francë pas kalimit në pronësi të familjes mbretërore të Katarit radhazi i PSG-së që nuk i ka kursyer milionat për të sjellë në kryeqytetin francez yje të futbollit botëror si Ibrahimoviç, Tiago Silva, Kavani dhe Nejmar. Në shtatë sezonet e fundit, titulli është fituar gjashtë herë nga kryeqytetasit.
? OFFICIEL ! Paris est champion de France 2018/19 ! ? pic.twitter.com/xUkRGuRHXr
— Actu Foot (@ActuFoot_) April 21, 2019