Selmani: Kombëtarja më ka bërë mirë, ja si e ndala Bregun

Portieri i Laçit, Gentian Selmani, ishte lojtari më i mirë në fushën e lojës përballë Skënderbeut, pasi bëri shumë pritje vendimtare, madje i priti dhe penalltinë Dejvi Bregut. Pas ndeshjes, kapiteni i Laçit foli për Supersport, ku u shpreh:

“Falënderoj Zotin që jam mirë fizikisht. Grumbullimi me kombëtaren më ka dhënë një moral tjetër, një moral që të punoj më fort dhe të stërvitem më mirë, të jap maksimumin për ekipin tim. Shpresoj të vazhdojë kjo periudhë negative.

Nuk e kisha studiuar Bregun, u mundova ta çorientoj me fjalë. Pastaj, është punë fati, unë u hodha nga krahu i majtë dhe e prita”.

Ne për Europën luftojmë. Sot ishte një ndeshje shumë e fortë, dhamë maksimumin dhe morëm tri pikët përballë një rivali direkt. Do të vazhdojmë të japim maksimumin kundrejt çdo kundërshtari dhe të marrim pikët e nevojshme”.

Në këto 90 minuta, treguam se jemi një ekip me karakter, jo se bëmë një lojë të bukur. Në pjesën e parë dominuam, në pjesën e dytë Skënderbeu luajti më mirë. Në 10 ndeshjet e para të kampionatit, ku nuk pësuam asnjë humbje, ishte periudha më e mirë për ne”.

Partizani? Shpresoj që të kem punë dhe kundër atyre dhe të bëj një paraqitje të tillë”, përfundoi Selmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *