Gega: Fushë skandaloze, Rexhepit i tërhoqa vëmendjen

Skënder Gega, trajneri i Partizanit, ka analizuar përballjen me Kastriotin në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. Ai i kënaqet pikës së marrë, ndërkohë që ka rezerva për gjykimin dhe fushën. “Pika e marrë? Në fund jam i kënaqur. Një fushë skandalozë, që na pengoi shumë. Njerëzit u sollën mirë dhe kjo është shumë e rëndësishme. Gabojmë çdo ditë dhe si erdhi situata me rëndësi është që dolëm pa humbje”.

Tensioni – “Kjo ndeshje i pati të gjitha për të patur tension. U ndëshkuam me karton të kuq, kishim edh mungesa. Do kem edhe më shumë ndeshjen tjetër. Mungojnë Atanda e Rexhepi me kartonë. Kjo na vështirësonin, por kemi besim se gjërat do të shkojnë mirë”.

Festa e titullit – “Unë gjatë gjithë javës, por edhe drejtori, ashtu edhe presidenti, nuk mendojmë se ka mbaruar. Jemi munduar të mbajmë skuadrën në ritëm. Kemi edhe gjashtë ndeshje, duhet t’i marrim seriozisht. Mendojmë për Laçin”.

Mesazhet – “Ka dashamirës që i bëjnë festat përpara, ka njerëz që kanë ëndërr, sikurse edhe ne kemi ëndrra brenda vete. Kur të vijë momenti do ua themi edhe ëndrrat”.

Mungesat – “Së pari fusha nuk lejon të interpretosh. Ne punojmë në fusha të mira dhe të gjesh gropa para pesë metërshit… Kemi qenë në tension. Është e vështirë, themi që kemi 25 lojtarë, por çdo lojtarë ka pozicionin e tij. Jam i kënaqur nga Atanda dhe Kalari. I jap të gjitha lëvdatat. Do shikojmë zgjidhjet më të mira dhe ata që paraqiten më mirë do luajnë”.

Kartoni i kuq – “Rexhepi i tërhoqa vëmendjen, mori një të verdhë të panevojshëm. Është pak trup i madh, duken faullet si ekstrem. Mos t’i kthehem arbitrimit, kishte gjëra për të dyja palët. Me rëndësi është të mendojmë për ndeshjen me Laçin. Nuk e pashë shumë mirë ndërhyrjen e dytë, mund ta evitonte arbitri. Ai është kompetenti dhe i respektojmë vendimet e tij”.

Nder të tjerëve – “Doja tre pikët, nuk kemi punuar për njeri. Ndonjëherë u jep një shans të tjerëve. Kështu funksionon. Ne synojmë të mbyllim ndeshjet me sukses. Kush përfiton nga fitoret tona është diçka që nuk na takon ne”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online