Abrashi “ka në dorë” titullin në Bundesligë: E ndalim Dortmundin!

Mesfushori kuqezi, Armir Abrashi është rikthyer më i fortë se kurrë nga dëmtimi dhe në këtë vit 2019, ka qenë lojtari më i rëndësishëm i Frajburgut në Bundesligën gjermane. Frajbrgu përballet me Borusia Dortmundin dhe në rast se i ndalin, do t’i bëjnë nder Bajernit të Mynihut, që afrohen dhe më shumë me titullin kampion.

Para sfidës kundër verdhezinjve, Abrashi ka folur për mediat gjermane, ku është shprehur: “Çdo ndeshje në Bundesliga është një luftë. Në shtëpi përballë Dortmundit, duhet të mbledhim të gjitha forcat që kemi dhe të shprehemi sa më mirë në fushë, pasi në të kundërt nuk kemi asnjë shans.

Por jam i bindur se do të bëjmë mirë dhe do e ndalin Dortmundin, pasi duhet të grumbullojmë sa më shumë pikë deri në fund të sezonit”, përfundoi mesfushori shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *