Fiorentina “pa tifozë”, ultrasit me protesta masive!

Largimi i Stefano Piolit dhe emërimi i Monteles, mungesë transparence, klub që vetëm shet dhe nuk mban asnjë lojtar, shpenzon shumë pak, nuk lufton për asgjë serioze: Këto arsye kanë bërë që tifozët e Fiorentinës të organizohen dhe të bëjnë një protestë masive kundër bordit drejtues të klubit.

Grupimi i tifozëve ultras ka lajmëruar se do ta braktisin skuadrën në 45’ minutat e para të të gjitha sfidave që ekipi i Fiorentinës do të luajë, në shenjë proteste. Ndeshjen e së dielës, do të jetë dhe fillimi i një proteste masive nga tifozët, që duan sa më shpejt ndryshime në klub.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *