Dëmtimet te Vllaznia, Canaj i beson një 18-vjeçari në Shijak

Pas rifillimit të stërvitjes të mërkurën, sot trajneri i Vllaznisë, Agim Canaj, ka surprizuar dhe këtë herë sa i përket formacionit që do të hedhë në fushë nga minuta e parë në transfertën e së dielës ndaj Erzenit në Shijak.

“Portën e Vllaznisë ditën e diel në ndeshjen ndaj Erzenit do ta mbrojë 18 vjeçari Kristi Qarri”, këtë e ka konfirmuar sot vetë trajneri Canaj, i cili mediatikisht ka bërë të ditur se dy portierët e parë, Sherri e Selimaj janë të dëmtuar dhe nuk do jenë të gatshëm këtë fundjavë ndaj Erzenit.

Kristi Qarri është i datëlindjes 22 dhjetor 2000 dhe është formuar tek Akademia “Vllaznia”. Aktualisht ai është pjesë e ekipit U19 ku po tregon vlerat e tij më të mira. Tashmë drejtuesit aktualë të klubit e mendojnë atë si pasuesi i Alen Sherrit për portën kuqeblu.

“Prova e tij e së dielës ndaj Erzenit do të jetë kësisoj testi i parë i tij i rëndësishëm i një karriere që pritet ta ketë të suksesshme”, kështu shkruan sot shkodrasport.com.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online