Kukësi mundi sot Laçin në transfertë me rezultatin 1 – 0. Në transfertën ndaj ekipit kurbinas, në tribunën e tifozëve miq ishte vetëm një tifoz kuksian, i cili në fund të takimit mori duartrokitjet e të gjithë ekipit verilindor.
Përkushtimi i mbështetësit të Kukësit i ka lënë mbresa te sulmuesi Rexhinaldo, i cili ka menduar ta shpërblejë tifozin me një dhuratë të veçantë. Me anë të një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”, futbollisti kërkon të marrë vëmendjen e tifozit në fjalë për ta takuar e për t’i dhënë fanellën e ti.
https://www.instagram.com/p/BwFurk-JuVE/?utm_source=ig_web_copy_link
Mbishkrimi që shoqëronte foton e postuar nga Rexhinaldo: Falënderoj këtë fans të madh të Kukësit. Megjithëse me aq të ftohtë, ai ndihej ngrohtë. Më duhet të takoj ty , dua që të të ofroj fanellën time. Faleminderit.