E ardhmja e Elseid Hysajt, vjen kthesa e papritur

Elseid Hysaj nuk ka kaluar një sezon të qetë. Zërat e merkatos e kanë shqetësuar në çdo moment, ndërkohë që lajmet për rënien e çmimit të kartonit të tij kanë qenë të shpeshta. Së fundmi ka zhvillime të reja rreth shkodranit.

Mediat në Itali raportojnë se trajneri Karlo Ançeloti ka ndryshuar mendim në lidhje me Hysajn. Më parë tekniku i njohur ka qenë skeptik dhe drejtuesit ishin hedhur në sulm për të gjetur një zëvendësues për mbrojtësin e kombëtares shqiptare.

Ançeloti duket se është dorëzuar. Ai e ka kuptuar se nuk është e lehtë të gjesh një mbrojtës që të të japë garancitë e shkodranit. Kështu, ai do të ishte i lumtur që ta kishte nën urdhra Hysajn edhe për sezonin e ardhshëm.

Në fakt mbrojtësi ka kontratë deri në vitin 2021 dhe palët shpesh kanë biseduar për zgjatjen e marrëveshjes deri në verën e vitit 2023. Paga dhe klauzola kanë qenë pikat ku ka mbetur gjithçka. Me shumë mundësi gjatë verës do të vijë edhe rinovimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online