Odise Roshi është kthyer të luajë në një ndeshje zyrtare thuajse tetë muaj pas dëmtimit të pësuar në shtatorin e vitit të kaluar. Mesfushori anësor u aktivizua në minutën e 87-të në transfertën e djeshme të Ahmat Groznit ndaj Orenburgut, ndeshje që u mbyll me fitoren 3 – 1 të klubit çeçen.
Rikthimi i Roshit është një lajm i mirë për kombëtaren shqiptare, që në muaj e fundit e ka ndjerë shumë mungesën e futbollistit fierak.
Kampionati rus ka dhe tetë ndeshje deri në përfundim. Takimet e mbetura do të jenë shumë të rëndësishme për 27-vjeçarin, pasi kontrata e tij me Ahmatin mbaron në përfundim të këtij sezoni.