Lojtarët e Flamurtarit nuk zhgënjejnë kurrë me postimet e tyre me doza humori në rrjetet sociale. Situata e rënduar me pagat ka prekur të gjithë futbollistët, por grupi qëndron i bashkuar dhe disa lojtarë mundohen të shtojnë optimizmin në skuadër me anë të këtyre postimeve.
Së fundmi Emiljano Musta ka postuar në llogarinë e tij në Instagram foton e bërë nga skuadra para ndeshjes me Tiranën. Elbasanasi i ka vendosur secilit lojtar, por edhe vetes, nga një mbishkrim interesant.
Mesfushorin 17-vjeçar Rrapaj e ngacmon për moshën duke e quajtur “Biberoni”. Batha është “Pitbulli”, ndërsa Deliaj ka mbishkrimin “Labi”, ndoshta prej faktit se kjo ka qenë nofka e përdorur për të kur ishte pjesë e Tiranës, siç duket vazhdon të thërritet kështu edhe tek ekipi i qytetit të vendlindjes.