Inter dhe Atalanta kanë ndarë nga një pikë në përballjen e sotme ne San Siro. Takimi i sotëm u mbyll me rrjeta të paprekura, rezultat ky mund të konsiderohet i kënaqshëm zikaltrit, ndërsa bergamaskët humbasin mundësinë për “parakaluar” Milanin e vendit të katërt.
Atalanta barazon me pikë Milanin e vendit të katërt, ndërsa Interi çon në pesë pikë diferencën me këto dy skuadra.
Mauro Ikardi u rikthye në San Siro pas dy muajsh mungesë, ku u prit me duartrokitje dhe vërshëllima. Argjentinasi pati dy raste të pastra për shënim, por portieri Golini u bë pengesë.
INTER 0 – 0 ATALANTA
Tri pikët janë kthyer në një makth për Lacion. Skuadra kryeqytetase u ndal nga Sasuolo me rezultatin 2 – 2. Lacialët dolën të parët në avantazh, por vizitorët emiljan përmbysën me golat e Roxherios dhe Berardin. Boshnjaku Luliç barazoi shifrat në sekondat e fundit të ndeshjes.
LACIO 1 – 2 SASUOLO
Shënues: Imobile 53’ (pen), Luliç 96’ / Roxherio 57’ Berardi 90’