Redon Xhixha ëshët një nga lojtarët më të spikatur të Laçit dhe në ndeshjen e sotme me Teutën dha një kontribut të vyer. Ai flet për shumë çështje në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. Gjithashtu ai foli edhe për festimet e golave, si lojtarët e mëdhenj.
“Me ndryshimin e trajnerit skuadra motivohet. Falënderoj çunat për paraqitjen, morëm një fitore me shumë vlera. Europa? Mendojmë për ndeshjen e radhës, ka kohë për Europën”.
“Nuk di çfarë të them për ndryshimin e trajnerit. Me të gjithë kemi dhënë maksimumin, ndoshta është edhe çështje fati”, shtoi sulmuesi i kurbinasve, autor i dy golave në sfidën me Teutën.
“Transferim në verë? Duhet të jap maksimumin këtu njëherë. Kalimi në një ekip tjetër ka kohë.
“Festimet? Vjet si Grizman, sivjet festoj si Piatek. Më pëlqejnë sulmuesit që janë në formë dhe të festoj ashtu”, përfundoi sulmuesi i kurbinasve deklaratën e tij.