Sportingu i Lisbonës fitoi në shtëpi përballë Benfikës me rezultatin 1-0 në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës së Portugalisë. Ndeshja e parë ishte fituar nga “Shqiponjat e Lisbonës” me rezultatin 2-1.
Vendasit kishin nevojë për një gol dhe ai erdhi 15 minuta përpara fundit të ndeshjes. “Ylli” i Sportingut, Bruno Fernandez, shënoi golin që dërgoi tifozët në delir dhe ekipin në finale.
Mërzitje e madhe te Benfika për humbjen e derbit, ndërsa një tifoz i Sportingut nuk ka përtuar të provokojë brazilianin Xhonas.
“Duhet ta respektoni Benfikën. Sa vite keni pa fituar titullin?”, ka reaguar sulmuesi 35-vjeçar. Sportingu nuk fiton një titull kampion prej vitit 2001.
“Xhonas, rikthehu në Brazil”, thërret dikush, ndërsa autori i 10 golave në kampionat gjatë këtij sezoni i përgjigjet: “Do të qëndroj këtu që të fitoj më shumë se ju”.
«Têm que respeitar o Benfica» enquanto apontava para o símbolo. «Há quantos anos vocês não são campeões?» Nessa altura há um lagarto que diz “Ó Jonas, vai para o Brasil”. Já se dirigia para o exterior, mas parou: «Vou ficar aqui para ganhar mais vezes de vocês» atirou sorrindo pic.twitter.com/Hw4T4oU3kk
— Associação do Bem (@AssociacaoBem) April 3, 2019