Interi rigjen Ikardin dhe fitoren, teksa në mbrëmjen e sotme ka shkatërruar me shifrat 0-4 Xhenoan, duke blinduar vendin e tretë, me plot 4 pikë diferencë nga Milani.
Njeriu i mbrëmjes ishte padyshim Mauro Ikardi, i cili u rikthye të luante titullar pas 2 muajsh. Ish-kapiteni shënoi golin e dytë dhe asistoi për të tretin. Gjithashtu, paraqitje të mirë bëri edhe Roberto Galjardini, i cili shënoi golin e parë dhe të katërt, ndërsa vend për festë pati dhe për Perishiç në golin e tretë.
Roma nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 ndaj Fiorentinës, në një sfidë që vjollcët kaluan dy herë në avantazh, por që verdhekuqtë ditën të reagonin. Surpriza më e madhe erdhi nga Spali, ku vendasit tronditën Lacion, duke e mposhtur me shifrat 1-0 dhe duke i bërë një dhuratë të jashtëzakonshme Milanit.