Partizani nesër përballet me Luftëtarin dhe do të ketë disa mungesa të rëndësishme. Të kuqtë nuk do të kenë Bruno Telushin, sikurse edhe pritej, ndërkohë që sfida me Kukësin ka lënë pasoja. Ardit Hila dhe Jurgen Bardhi kanë pasur shqetësime dhe trajneri Gega i ka bërë llogaritë pa këta lojtarë për sfidën e kthimit kundër gjirokastriteve.
Veç këtyre tre lojtarëve, nuk ia kanë dalë të rikuperohen edhe Esat Mala e Rubin Hebaj. Mungesa të shumta dhe të rëndësishme për Partizanin, që gjithsesi kërkon të marrë maksimumin. Nuk do të jetë e lehtë, duke pasur parasysh ndeshjen e parë.
Në stadiumin “Elbasan Arena” Luftëtari fitoi me rezultatin 1-2 dhe i mjafton të mos humbasë në takimin me të kuqtë për të kaluar në fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Ndeshja do të zhvillohet nesër dhe nis prej orës 14:00.