Kardif Siti ishte shumë pranë marrjes së tri pikëve në përballjen e zhvilluar ditën e djeshme ndaj Çelsit, por një gabim trashanik i arbitrit anësor i dha londinezëve mundësinë për të barazuar rezultatin në minutën e 84-të, ndërsa pak minuta më vonë u shënua goli që “vulosi” përmbysjen e londinezëve.
Trajneri i skuadrës uellsiane, Neil Uarnok, kreu një reagim epik në përfundim të ndeshjes, duka shkuar pranë trupës së arbitrave dhe duke u ngulur sytë përreth një minutë.
Neil Warnock's stare down with the officials at full time ??
Glad we're not the referee or linesman right now ? pic.twitter.com/026qLMpgL5
— Soccer AM (@SoccerAM) March 31, 2019
Në intervistën pas përfundimit të ndeshjes, trajneri 70-vjeçar tha: “E kam shumë të vështirë të përtyp këtë humbje. Jam shumë krenar për lojtarët e mi. E papranueshme kjo që na bënë gjyqtarët, përse nuk përdoret sistemi VAR. Kemi punuar tre javë dhe gjithçka shkoi dëm për shkak të vendimeve të gjyqtarëve. Është pozicioni jashtë loje më i qartë që kam parë ndonjëherë”.
“Në këtë lloj niveli nuk mund të bëhen gabime të tilla. Kam mbetur pa falë, lojtarëve të mi u duket sikur dikush u ka gjuajtur me grusht fytyrës. Është diçka kriminale, unë dhe skuadra ime nuk e meritojmë këtë”.