Racizmi në futboll vazhdon të jetë prezent në çdo stadium dhe lojtarët e përjetojnë shumë keq situata të tilla. Një lojtar që abuzohet shumë është Rahim Sterling, kjo dhe për shkak se sulmuesi anglez është shumë problematik për kundërshtarët dhe tifozët mundohen t’ia bëjnë sa më të vështirë lojën.
Kjo gjë ndodhi edhe në takimin mes Malit të Zi dhe Anglisë, ku Sterling u ofendua shumë herë nga tifozeria vendase. Për të mbrojtur lojtarin e Mançester Sitit, kanë folur Jurgen Klop dhe Maurisio Sarri, që pavarësisht se e kanë rival, nuk ngurrojnë ta mbrojnë: “Racizmi nuk e ka vendin në futboll”, tha fillimisht Klop. “Ajo që ndodh kundrejt Sterling është e shëmtuar dhe duhet të merren masa!”
Ndërsa Maurisio Sarri insiston se kur lojtarët ofendohen në kore raciste, trajnerët duhet të ndërpresin ndeshjen dhe të nxjerrin lojtarët e tyre nga fusha: “Vetëm kjo gjë ka ngelur pa bërë. Janë provuar të gjitha dënimet dhe nuk ka rezultate. Racizmi duhet ndaluar me çdo kusht” tha trajneri italian.