Liverpuli dhe Mançester Siti po luftojnë ashpër këtë sezon për titullin kampion në Angli, ndryshe nga edicioni i kaluar, ku Mançester Siti nuk pati rivalë. Skuadra e Jurgen Klop është perforcuar shumë në merkato, por titullin e ka në dorë sërish Mançester Siti.
Megjithatë, të kuqtë besojnë te një mrekulli këtë fundjavë. Të besuarit e Pep Guardiolës përballën kundër Fulhemit, skuadër e cila ka sulmues kryesor ish-lojtarin e Liverpulit, Rajan Babel. Ky i fundit ka bërë mirë për Fulhemin, madje dhe i shënoi Liverpulit raundin e kaluar, por pa iu prishur punë sa i takon tre pikëve.
Këtë javë, Liverpuli shpreson që Babel të shënojë dhe t’i prishë punë Mançester Sitit, çka do të bënte që të kuqtë e Jurgen Klop të merrnin sërish frenat e kampionatit në duart e tyre.