Sulmuesi i Skënderbeut, Dejvi Bregu pritet të jetë në fushë kundër skuadrës së Kukësit në ndeshjen e fundjavës mes dy skuadrave. Anësori ka qenë jashtë fushave për rreth dy muaj dhe i ka munguar lojës së Skënderbeut. Në fjalën e tij sot për “Supersport”, Bregu foli për ndeshjen kundër Kukësit, rikuperimin nga dëmtimi dhe përplasjen me dy ish-shokët e skuadrës te Luftëtari, Shkurtaj dhe Rroca:
RIKUPERIMI – “Ndihem mirë, pasi vij nga një periudhë rreth dy muaj jashtë, më ka munguar shumë fusha, por jam i lumtur që kam pasur kohën e duhur për t’u rikuperuar. Kam pasur mbështetjen maksimale nga skuadra dhe dua t’i falënderoj këtë gjë.
RROCA DHE SHKURTAJ – “Besoj se do takohem me ta para ndeshjes, pasi jemi shumë miq. Por brenda në fushë jemi armiq. Ata do të vijnë të qeshur këtu, por kur të dalin shpreson të mos jenë të lumtur, pasi ne i kemi marrë tri pikët”, përfundoi Bregu.