Reali e bleu 50 milionë euro, Zidan duhet të marrë masa për “vesin” e Militaos

Real Madrid zyrtarizoi sot blerjen e mbrojtësit të Portos, Eder Militao. Për kartonin e brazilianit u shpenzuan 50 milionë euro dhe në Madrid mezi po presin që ai t’i bashkohet skuadrës “Los Blancos” në qershor.

Brazilianit iu deshën vetëm pesë muaj për të bindur drejtuesit e Real Madrid për të bërë investimin madhor. Megjithatë, 21-vjeçari nuk është një futbollist pa të meta.

Ashtu si një pjesë e madhe e futbollistëve nga Amerika e Jugut, Militao është një frekuentues i rregullt i klubeve të natës, madje një muaj më parë ka qenë protagonist i një incidenti që solli përjashtimin e tij nga skuadra e Portos për një ndeshje.

Një ditë para ndeshjes me Tondelën në muajn shkurt, Militao qëndroi duke festuar në një klub nate në Porto deri në orët e para të mëngjesit. Sapo e morën vesh këtë lajm drejtuesit e Portos e pezulluan me një ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *