Spaleti: Lojë kaotike, skuadra nuk e përballoi dot tensionin

Luçiano Spaleti shpjegoi për “Sky Sports” se çfarë nuk shkoi te skuadra e tij eliminimit nga Europa League. Tekniku toskan u shpreh se goli i shpejtë i Frankfurtit ndikoi shumë në mendjen e lojtarëve të tij që humbën menjëherë kontrollin e lojës.

“Na mungonte pak nga çdo gjë. Humbëm menjëherë balancat në lojë dhe bëmë disa gabime foshnjarake te goli i parë. Më pas skuadra u irritua më shumë dhe na u kthye në një ndeshje shumë të vështirë”.

“Thjesht nuk po arrinim të mbanim kontrollin e topit. Luajta me Keita në sulm, por ai kishte koha pa luajtur dhe nuk ishte gjendje fizike të duhur, ishte një risk që e mora përsipër”.

“Edhe në ato pak momente kur arrinim të depërtonim mbrojtjen  e tyre nuk arritëm të krijonim shanse të pastra për shënim. Goli na rriti tensionin dhe na bëri të ndiheshim të pashpresë, skuadra e humbi menjëherë. Ishte shumë e vështirë. E filluam si mos më keq. Për të përmbysur situata të tilla, lojtarët në vend që të japin kontributin përkatës për skuadrën, menduan të bënin zgjidhje individuale, diçka që na shkaktoi më shumë kaos në lojën tonë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online