Mauro Ikardi dhe Interi do të ndahen në merkaton e verës. Mediat argjentinase shkruajnë me siguri të plotë se 25-vjeçari e ka mbyllu në “San Siro” dhe do të ndërrojë destinacion. Dy janë skuadrat favorite për të sigruar shërbimet e Ikardit.
Juventusi shihet si skuadra e duhur për sulmuesin argjentinas, duke qenë se e njeh mirë kampionatin italian. Po ashtu, Mario Mandzukiç është në vitet e fundit të karrierës dhe Ikardi shihet si lojtari i duhur për të mbushur hapësirat në majën e sulmit.
Ndërsa Reali i Madridit është futur në një fazë rindërtimi dhe trajneri Zidan ka bërë gati listën e dëshirave. Mësohet se Ikardi është në krye të kësaj liste dhe presidenti Perez mund të paguajë shumë e kërkuar nga Interi për kartonin e argjentiansit.