Bekim Balaj më në fund është zhbllokuar në kampionat. Shkodrani ka shënuar me Ahmat Groznin ditën e sotme, në sfidën e luajtur ndaj Uralit në shtëpi. Sulmuesi ynë shënoi golin e vetëm për ekipin e tij, duke i dhënë një pikë, me sfidën që u mbyll me shifrat 1-1.
Në minutën e 56-të ekipi i Ahmatit fitoi të drejtën e një 11-metërshi dhe te pika e bardhë u vu pikërisht Bekim Balaj. 28-vjeçari u tregua i saktë, duke festuar kështu golin e parë në kampionat për këtë sezon.
Një lajm mjaft i mirë edhe për kombëtaren tonë, pasi në prag janë ndeshjet kualifikuese për Euro 2020, ku do të përballemi me Turqinë dhe Andorrën.