Trajneri gjerman i Hofenhaim me “dorë të hekurt”, dënon talentin anglez

Reis Nelson, talenti anglez i huazuar nga Arsenali, po bën një sezon shumë të mirë te skuadra e Hofenhaimit, ku shënoi 6 gola në 7 ndeshjet e tij të para. Megjithatë, javët e fundit kanë qenë për t’u harruar për lojtarin anglez.

Sulmuesi nuk ka luajtur thuajse aspak në tri sfidat e fundit, madje në takimin kundër Nurembergut, nuk u grumbullua fare nga trajneri Nagelsman. Tekniku gjerman pranoi për mediat se nuk ishte çështje dëmtimi, por dënim disiplinor.

Nuk dihet ende se çfarë ka bërë Nelson që ka çuar klubin e Hofenhaimit që ta dënojë, por 19-vjeçari do të jetë një mungesë e madhe nëse ky dënim është afatgjatë, pasi cilësitë e tij e kanë ndihmuar shumë Hofenhaimin këtë sezon.

Trajneri i Hofenheim, Julian Nagelsman

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online