Benjamin Kololli po kalon një moment të shkëlyer dhe ky sezon, mund të konsiderohet si më i mirë në karrierën e tij. Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës luan në çdo pozicion të fushës dhe për më tepër, ka krijuar dhe raporte të mira me golin.
Në takimin e Zyrihut në transfertë kundër Tunit, Kololli shënoi të dy golat për skuadrën e tij, duke i dhënë një pikë me shumë vlera. Madje, kosovari u tregua shumë i qetë në sekondat e fundit të sfidës, ku ekzekutoi në mënyrë të shkëlqyer një 11-metërsh.
Një tjetër shqiptar ka gjetur rrjetën në kampionatin zviceran. Sulmuesi i Bazelit, Albian Ajeti shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij, e cila nuk shkoi dot më shumë se një barazim 1-1 kundër Luganos.